KOMBËTARJA SHQIPTARE
Shqipëria natyralizon amerikanin
24 August, 2016 @22:41
Përmes një konfirmimi nga Federata Shqiptare e Basketbollit, është bërë e ditur që amerikani Rashaun Eneal Broadus ka marrur pasaportën shqiptare dhe që nga sot do të jetë pjesëtar i rregullt i Kombëtares Shqiptare në basketboll.
Lojtari në fjalë momentalisht aktivizohet në ligën polake te skuadra “Dabrowa Gornicza”, ndërsa sezonin që lamë pas e ka mbyllur me mesatare prej 16 pikësh, 3.5 kërcime dhe 4.1 asistimeve për ndeshje.
Para se të kalonte në ligën polake, Broadus kishte qenë edhe pjesë e skuadrave të ndryshme nga Lituania, Ukraina e Romania.