DUELI I DYTË I TURNEUT
Sot, Kosova-Qipro
24 August, 2016 @9:18
Basketbollistët e përfaqësueses së Kosovës, sot në kuadër të turneut në Qipro, ndeshen me organizitaorin, Qipron.
Dje, të kaltërit e Kosovës kishin barazuar ndaj ekipit pjesëmarrës në Champions League të FIBA-së, AEK, ndërsa me fillim prej orës 18 do të ndeshen me përfaqësuesen vendase.
Qiproja, 5 ditë më parë kishte mposhtur Shqipërinë në miqësore, me rezultat të thellë 94-51. Basketbollisti më efikas për qipriotët atë ditë ka qenë Sizopoulos që shënoi 17 pikë.