TALENTI
Spahi transferohet në SHBA
22 August, 2016 @15:13
Basketbollisti i talentuar kosovar, Enis Spahi, karrierën e tij do ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Organizatori 17 vjecar, i cili deri më tani ishte pjesë e skuadrës turke, Tofas, ka fituar bursë të plotë në kolegjin Montverde Academy të Floridas, kolegj ky nga i cili kanë kaluar basketbollistë të njohur në NBA, si Kyrie Irving, D’Angleo Russell, Ben Simmons, Michael Kidd-Gilchrist e të tjerë.
Enisi sivjet ka qenë pjesë edhe e përfaqësueses U17 të Turqisë, me të cilën është shpallur nënkampione në Kampionatin Botëror.
Përndryshe, basketbollisti në fjalë është kushëriri i afërm i basketbollistit të njohur, Kenan Spahi.