E PARA NË TURNE
Vjen fitorja për kuqezinjtë
21 August, 2016 @21:11
Në përballjen e tretë miqësore në turneun e Qipros, Shqipëria ka shënuar fitore.
Kuqezinjtë sot kanë mposhtur skuadrën e Katarit me rezultat minimal 71-70, për të shënuar fitoren e parë prej se drejtimin e morri Antonis Constantides.
Basketbollisti më i ri i Sigal Prishtinës, Elvisi Dusha, ka qenë më i dalluari në këtë fitore sot. Dusha ka shënuar 21 pikë, 3 kërcime dhe 6 asistime në fitoren e parë të Shqipërisë.
Përveç tij, punë të madhe kanë kryer edhe Endrit Hysenagolli, që kreu ndeshjen me double-double, duke shënuar 17 pikë e 13 kërcime në fitore, si dhe Gent Lasku, që përfundoi takimin me 13 pikë të shënuara.