RIO 2016 - BASKETBOLL
SHBA-të të pandalshme, finalja e tretë me radhë
19 August, 2016 @23:00
Për herë të tretë me radhë, SHBA-të janë finaliste të basketbollit në Olimpiadë.
Djelmoshat e trajnerit Mike Krzyzewski, mposhtën matadorat e Spanjës me rezultat 82-76, për t’u kualifikuar në finalen e madhe, duke e siguruar të paktën medaljen e argjendtë..
Më i dalluari tek skuadra amerikane ishte Klay Thompson me 22 pikë të shënuara, ndërsa pas tij u renditen Kevin Durant me 14 pikë e 8 kërcime dhe Kyrie Irving me 13 pikë e 5 kërcime.
Në anën tjetër, u dallua anëtari i ri i San Antonios, Pau Gasol, me 23 pikë, por kjo nuk mjaftoi për një befasi të mundshme. Për më tepër, në këtë takim zhgënjeu Nikola Mirotic, i cili shënoi vetëm 7 pikë, përkundër faktit që ishte lojtari më i mirë spanjoll deri më tani në këtë turne
Në finale SHBA-ja do të përballet me fituesin nga dueli Australia-Serbia, ndërsa Spanja do të luftojë për medalje të bronztë me humbësin nga dueli i përmendur.