RIO 2016 - BASKETBOLL
Australia pa probleme në gjysmëfinale
17 August, 2016 @17:42
Edhe pse pritej një duel më interesant, Australia pa kurrfarë problemi e ka mposhtur Lituaninë në ndeshjen çerekfinale në kuadër të Lojërave Olimpike ‘Rio 2016’.
Australianët e udhëhequr nga dyshja Dellavedova-Mills epërsinë e krijuan që nga çereku i parë, ndërsa ndeshja nuk pati aspak histori, pasi që lituanezët për asnjë momente nuk dhanë shenja për ndonjë rikthim të mundshëm të rezultatit. Mills takimin e mbylli me 24 pikë, ndërsa Dellavedova shtoi 15. Paraqitje të shkëlqyeshme pati edhe Baynes me 16 pikë të realizuara.
Për Lituaninë u dalluan Kalnietis dhe Kavaliauskas me nga 12 pikë.
Në gjysmëfinale, Australia pret fituesin e takimit mes Serbisë e Kroacisë, takim i cili zhvillohet në mëngjesin e 18 gushtit, ndërsa dy çerekfinalet tjera janë: SHBA-Argjentinë dhe Francë-Spanjë.