NISIN LËVIZJET
Beroe zyrtarizon Shane Gibsonin në BIBL
17 August, 2016 @9:03
Skuadra bullgare, Beroe, që ka paralajmëruar pjesëmarrjen në ligën ballkanike këtë stinor, ku pritet të garojnë edhe Sigal Prishtina, Peja e Trepça, ka zyrtarizuar basketbollistin amerikan si përforcim në skuadër.
Shane Gibson, ish lojtar i Halifax Hurricanes në NBL të Kanadës është lojtar i ri i tyre. Ekipi nga Stara Zagora për stinorin e dytë me radhë do të jetë pjesë e BIBL.
Gibson që luan në rolin e organizatorit së fundi ka pasur statistika impresive në ekipin e tij të Halifaxit, ku ka pasë mesatare prej 16.4 pikëve, 3.5 kërcimeve, 1.9 asistimeve dhe 1.5 topave të vjedhura për ndeshje.