GRUPI A - RIO 2016
SHBA perfekte, ngushtë ndaj Francës
14 August, 2016 @21:11
SHBA-të kanë arritur të mbahen qetë në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Francës, për ta fituar atë, ngushtë 100-97, përkundër epërsisë më të lartë që e kishin nga fillimi i ndeshjes, e që shkonte përreth 10 pikëve.
Klay Thompson ka shënuar më shumë se çerekun e pikëve të ekipit, 30 pikë, ndërsa Kevin Durant ka kontribuuar më së shumti në ndeshje, duke shënuar 17 pikë, 6 kërcime, 4 asistime dhe 2 topa të vjedhur.
Franca u tregua arrë e fortë dhe luftoi për të bërë të pamundurën deri në fund të ndeshjes. Thomas Heurtel ka qenë magjik sonte te trekolorët. Ai shënoi 18 pikë, 9 asistime dhe 8 kërcime për francezët, ndërsa Nando De Colo përfundoi duelin me 18 pikë 4 kërcime e 5 asistime.
Duke patur parasysh që Tony Parker nuk ka qenë sonte fare prezent në lojë te Franca, ndoshta SHBA-ja ka shpëtuar lehtë me këtë rezultat.
Pas këtij dueli, SHBA përfundon Grupin A si lider me bilanc perfekt 5-0, ndërsa Franca me bilanc 3-2.
SHBA-ja do të dalë në çerekfinale si lidere e Grupit A, ndërsa Franca gjithashtu është në çerekfinale, por duhet të pres ndeshjet tjera për të kuptuar pozitën përfundimtare në grup.