RIO 2016 - BASKETBOLL
Pas dy vazhdimeve, triumfon Argjentina
13 August, 2016 @21:52
Një nga ndeshjet më të bukura të basketbollit në kuadër të Lojërave Olimpike ‘Rio 2016’, u mbyll me fitoren e argjentinasve, të cilët mposhtën Brazilin pas dy vazhdimeve, në shtëpinë e këtyre të fundit.
Koha e rregullt përfundoi 85-85, ndërsa me barazim u mbyll edhe shtesa e parë dhe kështu skuadrat u detyruan ta luajnë edhe një shtesë tjetër, pas së cilës më e suksesshme u tregua përfaqësuesja argjentinase.
Më të dalluarit tek Argjentina ishin Nocioni me 37 pikë e 11 kërcime dhe Campazzo me 33 pikë e 11 asistime, ndërsa në anën tjetër u dalluan Hilario me 24 pikë e 11 kërcime si dhe Huertas e Garcia me nga 14 pikë.
Kjo fitore bën që Argjentina të ndodhet në vendin e parë të Grupit B me 3 fitore e 1 humbje, ndërsa Brazili ndodhet i katërti në grup me 3 humbje e vetëm 1 fitore.