RIO 2016 - BASKETBOLL
Amerika mposht Serbinë, siguron kualifikimin
13 August, 2016 @9:14
Përkundër super paraqitjes deri në çastet e fundit, Serbia nuk arriti të shkaktoj befasi në ndeshjen ndaj SHBA-ve, të cilët edhe këtë takim e mbyllën me fitore, duke arritur kështu fitoren e 48 radhazi në garat ndërkombëtare.
Të udhëhequr nga Kyrie Irving me 15 pikë, amerikanët e siguruan kualifikimin për në fazën tjetër, ndërsa për Serbinë paraqitje shumë të mirë zhvilluan Jokic me 25 pikë dhe Raduljica e Teodosic me nga 18 pikë.
Me këtë fitore, bilanci i SHBA-ve shkon në 4-0, ndërsa Serbia ka 3 humbje dhe 1 fitore në 4 ndeshje.