URIME MITROVICË
Trepça zyrtarisht në BIBL
15 August, 2016 @14:31
Skuadra e Trepçës tashmë është zyrtarisht pjesë e ligës ballkanike në basketboll.
Përmes një njoftimit të botuar sot, Balkan Liga ka bërë të ditur se familjes ballkanike i është shtuar ekipi i ri - Trepça.
Paraprakisht, zyrtarë të BIBL do të inspektojnë palestrën “Minatori”, por aty nuk pritet të gjejnë ‘kajde’ pasi që palestra e mitrovicasve është tërësisht e renovuar.
Njëkohësisht, BIBL ka shkruar edhe për tre përforcimet e huaja të Trepçës, Montrael Scott, Eric Stutz dhe Jeremy Wise.
“Në ditët në vijim, FBK pritet t’i dërgoj pëlqimin drejt BIBL, që pastaj do t’ia mundësojë inspektorit të BIBL udhëtimin në Mitrovicë si dhe verifikimin e palestrës, diskutimin e çështjeve të marketingut dhe mediave,” ka bërë të ditur BIBL.