Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORET NË ITALI

Përgatitjet vazhdojnë, nesër dueli i radhës

Përgatitjet vazhdojnë, nesër dueli i radhës


Teksti: FBK

15 August, 2016 @19:33

Kosova nga tri ndeshje miqësore të zhvilluara deri më tani në Como të Italisë me Universitete nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka regjistruar 2 fitore e 1 humbje.

Në miqësoren e parë e ka mposhtur Cedarville University me rezultat 111:77, ekip ky pjesë e NCAA 2, kurse në takimin e dytë pas vazhdimeve Kosova është mundur me shifrat 91:87 (77:77) nga Universiteti Mississiippi State, një prej skuadrave më të forta të NCAA 1, derisa në ndeshjen e tretë Përfaqësusesja triumfoi ndaj Universitetit Missouri Tigers me rezultat 86:80, gjithashtu ekip ky që luan me sukses në NCAA 1.

Të martën Kosova do të ballafaqohet me Kansas State, kurse një ditë më pas me Athletes in Action.

Drejtori i reprezentacioni të Kosovës, Arben Fetahu, është shprehur i kënaqur me rrjedhën e deritashme të miqësoreve të zhvilluara deri më tani në Como të Italisë, ndërsa ai pret ndeshje shumë të forta në dy ditët në vazhdim.

“Rrjedha e deritashme e turneut tonë në Itali ka qenë më se e kënaqshme, ngase ekipi jonë po tregon lojë çdo herë e më të mirë. Pas ndeshjes së parë dhe më të lehtë kundër Cedarville University, pasuan dy ndeshje të forta në të cilat ne treguam lojë të fortë dhe të matur. Pas humbjes në vazhdime nga Mississippi State, shënuam një fitore të rëndësishme në një ndeshje tejet të fortë ndaj Missouri Tigers. Duhet thënë që kemi treguar lojë të mirë në të gjitha ndeshjet, ndërsa edhe më inkurajues është fakti që janë angazhuar të gjithë lojtarët dhe kemi funksionuar mirë si ekip. Tani na presin edhe dy ndeshje të forta, të martën dhe të mërkurën kundër Kansas State dhe Athletes in Action, para kthimit në Prishtinë dhe përgatitjes për ndeshjet e fundit testuese në Qipro më 23 dhe 24 gusht”.

Ndeshjet miqësore në Itali përbëjnë fazën e parafundit të përgatitjeve të Kosovës para miqësoreve me Qipron dhe Katarin që zhvillohen në Qipro disa ditë para fillimit të kualifikimeve për Eurobasket 2017.

Kosova do të bëjë gara në Grupin E në kualifikimet për Kampionatin Evropian, së bashku me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë.

Ndeshjen e parë kualifikuese të përzgjedhurit e Arben Krasniqit do ta luajnë si mysafire në Lubjanë kundër Sllovenisë më 31 gusht.  Ndërkaq ndeshjen e parë si nikoqire në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, Kosova do ta luaj më 3 shtator kundër Ukrainës në palestrën “Minatori” të Mitrovicës.


EURO U-16 DIV B

Edhe Ukraina U16 mposht Kosovën U16

Përfaqësuesja

Edhe Ukraina U16 mposht Kosovën U16

15/08/16 @ 19:22

URIME MITROVICË

Trepça zyrtarisht në BIBL

FBK Superliga/Balkan League

Trepça zyrtarisht në BIBL

15/08/16 @ 14:31

EURO U-16/ DIV B

Kosova U16 mposhtet nga Rumania U16

Përfaqësuesja

Kosova U16 mposhtet nga Rumania U16

15/08/16 @ 12:11

GRUPI A - RIO 2016

SHBA perfekte, ngushtë ndaj Francës

International/Rio 2016

SHBA perfekte, ngushtë ndaj Francës

14/08/16 @ 21:11

TURNEU I 4 SHTETEVE

Sllovenia tepër e fortë për Islandën

Eurobasket/International

Sllovenia tepër e fortë për Islandën

14/08/16 @ 17:38

GRUPI B - RIO 2016

Nigeria befason Kroacinë

International/Rio 2016

Nigeria befason Kroacinë

14/08/16 @ 11:05

GRUPI B - RIO 2016

Gasol perfekt, Spanja turpëron Lituaninë

International/Rio 2016

Gasol perfekt, Spanja turpëron Lituaninë

14/08/16 @ 10:59

RIO 2016 - BASKETBOLL

Pas dy vazhdimeve, triumfon Argjentina

International/Rio 2016

Pas dy vazhdimeve, triumfon Argjentina

13/08/16 @ 21:52

FITORE E KOSOVËS

Dardani shkëlqen, Kosova mposht Missourin

Përfaqësuesja/Eurobasket

Dardani shkëlqen, Kosova mposht Missourin

13/08/16 @ 21:22

MEDIA

Dusha i lumtur që ka zgjedhur Prishtinën

FBK Superliga/Eurobasket

Dusha i lumtur që ka zgjedhur Prishtinën

13/08/16 @ 15:23

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

FIBA EURO DIV. C U-16 - PRISHTINA

Kosova përfundon e katërta, Qiproja kampione

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja

Kosova përfundon e katërta, Qiproja kampione

28/07/23 @ 10:29

EURO DIV. B U-16 - PRISHTINA 2023

Qiproja U-16 tregohet e fortë, Kosova mbetet pa finale

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja/International

Qiproja U-16 tregohet e fortë, Kosova mbetet pa finale

27/07/23 @ 11:27

PA FITORE NË GRUP!

EURO Div. B: 5 ndeshje, 5 humbje për Kosovëvn U18

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja/International

EURO Div. B: 5 ndeshje, 5 humbje për Kosovëvn U18

27/07/23 @ 11:11

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

FIBA EURO DIV. C U-16 - PRISHTINA 2023

Kosova U-16 kërkon finalen sonte

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja

Kosova U-16 kërkon finalen sonte

26/07/23 @ 12:09

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

PARAKUALIFIKIMET PËR EUROBASKET 2025

Edhe Danimarka mposht Zvicrën, e pret Kosovën

Përfaqësuesja/Përfaqësueset e tjera/Eurobasket/International

Edhe Danimarka mposht Zvicrën, e pret Kosovën

22/07/23 @ 19:56


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja