EURO U-16 DIV B
Kosova U16 mposht Austrinë
16 August, 2016 @21:23
Basketbollistët e Kosovës U16 të drejtuar nga përzgjedhësi, Chris Dial dhe trajneri, Edin Kërveshi, kanë shënuar fitoren e dytë në europianin e grupmoshave në fjalë që mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Kosova ka mposhtur lehtë Austrinë sonte, 66-51, për të përmirësuar bilancin e ndeshjeve në Grupin C në 2-3.
Erhan Sholla me 15 pikë e 7 kërcime ka qenë lojtari më efikas te Kosova sot, ndërsa më i vyeshmi është treguar Dardan Kapiti që ka përfunduar ndeshjen me double-double, 13 pikë, 10 kërcime dhe 2 asistime, duke regjistruar edhe 5 bllokada!!!
LISTA:
Basketbollistët që kanë udhëtuar për në Sofje si pjesë e Kosovës U-16 janë: Meriton Ismaili, Edonis Devolli, Dardan Kapiti, Andi Vrapcani, Engjëll Ramaj, Erjon Qarkaxhija, Gazzali Makasqi, Edison Gashi, Bleron Istogu, Erhan Sholla, Deniz Simnica dhe Rron Beha. Ndërkaq Kosova U-16 udhëhiqet nga përzgjedhësi Chris Dial dhe ndihmësi i tij Edin Kërveshi. |