RIKTHIMI
Prishtina rikthen Trajkovskin
17 August, 2016 @13:25
Njëri ndër basketbollistët më të mirë të stinorit kur Sigal Prishtina fitoi ligën ballkanike, Bojan Trajkovski, i është kthyer bardhekaltërve.
Para mediave, Sigal Prishtina ka prezentuar alo-qendrën maqedonase Trajkovski.
Në stinorin që mungoi te Prishtina, Trajkovski 206 centimetra i gjatë ka qenë pjesë e Kumanovës në iRJ-Maqedoni.
Trajkovski ka pasur vjet mesatare prej 19.3 pikëve për ndeshje, 8.4 kërcimeve dhe 1.8 asistimeve në elitën e basketbollit të këtij vendi.
Ai është përforcimi i pestë i bardhekaltërve këtë stinor.