Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIO 2016 - BASKETBOLL

Spanjë-SHBA, statistika para gjysmëfinales

Spanjë-SHBA, statistika para gjysmëfinales


19 August, 2016 @15:03

Me fillim nga ora 20:30, sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë e basketbollit në kuadër të Lojërave Olimpike ‘Rio 2016’. Finalisti i parë do të përcaktohet në duelin mes SHBA-ve favorite dhe Spanjës, e cila synon befasinë.

Në fazën grupore, SHBA-të bënin pjesë në Grupin A dhe në 5 ndeshjet e zhvilluara, ata patën 5 fitore, duke kaluar pa kurrfarë problemi të gjithë kundërshtarët, duke përfshirë këtu edhe Australinë e Serbinë, dy përfaqësueset të cilat takohen në gjysmëfinalen tjetër në mëngjesin e 20 gushtit. Edhe pse pa LeBron Jamesin apo Steph Curryn, SHBA-të gjatë këtyre Lojërave Olimpike ishin nën udhëheqjen e yllit Kevin Durant, i cili në këtë turne po luan me një mesatare prej 18.5 pikësh për ndeshje dhe po gjuan me saktësi 62,1% nga loja, ndërsa në pesëshën startuese përveç tij zakonisht ishin edhe Kyrie Irving, Klay Thompson, Carmelo Anthony dhe DeAndre Jordan.

Pas grupeve, SHBA-të eliminuan pa problem Argjentinën, për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e turneut. Vlen të përmendet që kundërshtari më i denjë i SHBA-ve në 6 ndeshjet e zhvilluara gjithsej në Rio ishte Serbia, e cila mund të jetë kundërshtari potencial i SHBA-ve edhe në finale. Për dallim nga ndeshjet tjera që amerikanët i fituan bindshëm, ndaj Serbisë ata fituan me rezultat të ngushtë 94-91.

Në anën tjetër, Spanja ishte pjesë e Grupit B, grup të cilin e mbylli me 3 fitore e 2 humbje. Spanja mposhti Nigerinë, Lituaninë dhe Argjentinën, ndërsa u mposht nga Kroacia dhe Brazili, duke e mbyllur kështu grupin si vendi i dytë pas Kroacisë lidere.

Në çerekfinale, Spanja mposhti lehtësisht Francën, në një takim që pritej të ishte më interesant. Në mungesë të Marc Gasolit, lideri i Spanjës në këtë turne ishte Nikola Mirotic, ndërsa kontributin e tyre e dhanë edhe Pau Gasol, Rudy Fernandez, Sergio Llull e Ricky Rubio, si pesëshe e zakonshme startuese e iberikëve.

PËRBALLJET DIREKTE

Kur jemi te përballjet direkte, SHBA-të dhe Spanja janë takuar plot 11 herë dhe në të gjitha takimet e luajtura, fitorja iu ka takuar amerikanëve. Mesatarja e epërsisë në 11 fitoret e SHBA-ve ndaj Spanjës është 24.1 pikë.

Të udhëhequr nga strategu italian Scariolo, me Pau Gasolin e zhvendosur në qendër për shkak të mungesës së vëllaut të tij Marc, me Nikola Miroticin e Willy Hernangomezin në formë të mirë dhe me pjesën tjetër të lojtarëve me përvojë si Jose Calderon, Juan Carlos Navarro, Rudy Fernandez, Sergio Llull e Ricky Rubio, Spanja synon që këtë vit ta thyejë tabunë në ndeshjet ndaj SHBA-ve dhe ta fitojë medaljen e artë olimpike, të cilën kanë dështuar ta marrin në Londër e në Pekin, përkundër faktit që kishin arritur deri në finale.

Ndërkohë, SHBA-të të udhëhequr nga trajneri Krzyzewski, me skuadër kryesisht të shpejtë dhe ‘të shkurtër’, synojnë ta vazhdojnë stilin e tyre, me lojë të bukur e atraktive, të bazuar kryesisht në gjuajtje nga distanca dhe depërtime individuale.

 


KUQEZINJTË

Shqipëria nesër nis turneun përgatitor

Eurobasket/International

Shqipëria nesër nis turneun përgatitor

18/08/16 @ 23:49

FRANCA

Edhe Parker pensionohet

International/Rio 2016

Edhe Parker pensionohet

18/08/16 @ 15:38

MANU GINOBILI

Tangoja e fundit e legjendës

International/Rio 2016

Tangoja e fundit e legjendës

18/08/16 @ 12:45

PËR GJYSMËFINALE

Serbia mposht Kroacinë për të fituar derbin ballkanik

International/Rio 2016

Serbia mposht Kroacinë për të fituar derbin ballkanik

18/08/16 @ 09:02

EURO U-16 DIV B

Kosova, nesër në luftë për pozitën 9

Përfaqësuesja

Kosova, nesër në luftë për pozitën 9

17/08/16 @ 21:28

EURO DIV. B U-16 - PRISHTINA 2023

Qiproja U-16 tregohet e fortë, Kosova mbetet pa finale

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja/International

Qiproja U-16 tregohet e fortë, Kosova mbetet pa finale

27/07/23 @ 11:27

PA FITORE NË GRUP!

EURO Div. B: 5 ndeshje, 5 humbje për Kosovëvn U18

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja/International

EURO Div. B: 5 ndeshje, 5 humbje për Kosovëvn U18

27/07/23 @ 11:11

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

PARAKUALIFIKIMET PËR EUROBASKET 2025

Edhe Danimarka mposht Zvicrën, e pret Kosovën

Përfaqësuesja/Përfaqësueset e tjera/Eurobasket/International

Edhe Danimarka mposht Zvicrën, e pret Kosovën

22/07/23 @ 19:56

MITROVICASIT NË GARA EVROPIANE

Trepça në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

Trepça në FIBA Europe Cup

21/07/23 @ 11:52

FIBA EURO DIV. C U-16 - PRISHTINA

Kosova U-16 shpreson në fillim me fitore

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja/International

Kosova U-16 shpreson në fillim me fitore

19/07/23 @ 11:12

LISTA PËRFUNDIMTARE

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket/International

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

18/07/23 @ 20:37

MEMEDI TE YLLI!

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

17/07/23 @ 23:19

FLET SELEKTORI

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

FBK Superliga/Përfaqësueset e tjera/International

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

17/07/23 @ 16:44

BILETAT PËR NDESHJE

Dalin në shitje biletat për Kosova-Zvicra

FBK Superliga/Përfaqësuesja/International

Dalin në shitje biletat për Kosova-Zvicra

17/07/23 @ 16:16


 
Të gjitha lajmet nga International