EURO U-16 DIV B

Foto: FIBA
Kosova, nesër në luftë për pozitën 9
17 August, 2016 @21:28
Basketbollistët e rinjë të Kosovës, nën moshën 16 vjeçare, pasi që nuk arritën të dalin nga Grupi C për në çerekfinale të europianit në divizionin B, nesër do të luftojnë për renditjen përfundimtare të tyre.
Kështu, Kosova U16 do të përballet me Sllovakinë U16 në ndeshjen që fillon në ora 15, për të luftuar për pozitat prej 9 deri në 16 në këtë europian.
Mëposhtë, keni lojtarët më të dalluar të ekipeve sipas karakteristikavë të përshkruara.
Kosova U16 nuk arriti të dalë nga Grupi C, duke përfunduar në vend të katërt. Vetëm dy skuadrat e para nga grupet kanë shkuar tutje.