RIO 2016 - BASKETBOLL
Spanja, gjysmëfinalistja e dytë
17 August, 2016 @21:11
Pas Australisë, Spanja është gjysmëfinalistja e dytë në basketbollin e Lojërat Olimpike të Rios.
Në ndeshjen ndaj Francës, Spanja u tregua bindshëm skuadër më e mirë, duke krijuar epërsi solide që nga çereku i parë e deri te i fundit, për t’u kualifikuar kështu në fazën gjysmëfinale, aty ku e pret fituesin e takimit mes SHBA-ve dhe Argjentinës.
Më i dalluari tek skuadra spanjolle ishte Nikola Mirotic me 23 pikë e 5 kërcime. Paraqitje fenomenale zhvilloi edhe Hernangomez me 18 pikë, ndërsa Sergio Llull shtoi 10.
Te Franca u dalluan Tony Parker me 14 pikë dhe Nando De Colo me 13.
Dy gjysmëfinalet e tjera zhvillohen në natën që lidh 17 e 18 gushtin. Fillimisht SHBA-të luajnë ndaj Argjentinës me fillim nga ora 23:45, ndërsa më pas zhvillohet derbi ballkanik mes Serbisë e Kroacisë me fillim nga ora 03:15.