Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DARDAN BERISHA

Në luftë për çdo top gjatë kualifikimeve

Në luftë për çdo top gjatë kualifikimeve


20 August, 2016 @10:10

Basketbollisti më i dalluar i përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha, në një bisedë me faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosoovës (FBK) ka thënë se Kosova do të luftojë për çdo top përgjatë kualifikimeve në Eurobasket 2017.

Dardani gjithashtu ka bërë të ditur se grupi i Kosovës është shumë i vështirë, por me komponimin e mirë të bërë posaçërisht në ditët e fundit në Como të Italisë në turneun miqësor, gjithçka është e mundshme.

“Kuptohet se kundërshtarët tanë të miqësoreve nuk janë të nivelit të kundërshtarëve tanë në Grupin E në kualifikimet për Eurobasket 2017, por në këto miqësore mendoj se ne e kemi bërë një punë shumë të mirë, ku çfarë është më e rëndësishmja është se kemi arritur të komponohemi si ekip. Kemi luajtur mirë në të gjitha ndeshjet miqësore në Itali, edhe në atë që e kemi humbur në vazhdime, ndërsa të gjithë e dimë se niveli i basketbollit të Universiteteve në SHBA është shumë i lartë, andaj edhe duhet të kënaqemi me gjithë atë çfarë kemi treguar në parket. Tani jemi kthyer në Prishtinë për të stërvitur, derisa në fillim të javës së ardhshme do të udhëtojmë për në Qipro ku do t’i luajmë dy miqësoret e fundit, kundër Katarit dhe Qipros para ndeshjes së parë kualifikuese kundër Sllovenisë”, ka deklaruar Berisha për FBK-në.

g

“Kjo është hera e parë që ne do të marrim pjesë në kualifikime dhe mendoj se kemi arritur të mobilizohemi shumë mirë në çdo aspekt në mënyrë që të kemi paraqitje sa më të mira në të gjitha ndeshjet si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Kemi ende punë për të bërë deri në duelin e parë me Slloveninë, por unë mendoj dhe jam i bindur se do të lëmë shumë përshtypje të mira në këto kualifikime, duke u nisur gjithnjë nga fakti se ky është debutimi i Kosovës në kualifikime për Kampionat Evropian. Jemi në ndërtim e sipër të një skuadre shumë të mirë, me basketbollistë cilësor dhe tani vetëm duhet të vazhdojmë të punojmë në ngritjen e formës në mënyrë që të luajmë sa më mirë që të mundemi. Grupi ynë në kualifikime është shumë i vështirë, të gjithë jemi të vetëdijshëm për një gjë të tillë, por unë besoj në këtë grup që e kemi krijuar, andaj edhe premtoj se do të angazhohemi maksimalisht dhe do të luftojmë për çdo top në fushë”, ka theksuar Berisha.

GRUPET KUALIFIKUESE PËR EUROBASKET 2017

Kosova ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian do ta luaj kundër Sllovenisë si mysafire më 31 gusht. Ndërkaq ndeshjen e dytë Kosova do ta luaj si nikoqire më 3 shtator kundër Ukrainës, kurse më 7 shtator është mysafire e Bullgarisë, derisa më 10 shtator e pret Slloveninë, pastaj udhëton në Ukrainë më 14 shtator dhe ndeshjen e gjashtë e të fundit në kuadër të këtyre kualifikimeve do ta zhvilloj si nikoqire më 17 shtator ndaj Bullgarisë.


BASKET CHAMPIONS LEAGUE

Partizan, AEK e Z. Gora shtohen në garë

International

Partizan, AEK e Z. Gora shtohen në garë

20/08/16 @ 09:46

RIO 2016 - BASKETBOLL

SHBA-të të pandalshme, finalja e tretë me radhë

International/Rio 2016

SHBA-të të pandalshme, finalja e tretë me radhë

19/08/16 @ 23:00

MIQËSORE

Qiproja 40+ ndaj Shqipërisë

Eurobasket/International

Qiproja 40+ ndaj Shqipërisë

19/08/16 @ 18:03

EURO U-16 DIV B

Pas vazhdimeve, Kosova mposht Maqedoninë

Përfaqësuesja

Pas vazhdimeve, Kosova mposht Maqedoninë

19/08/16 @ 15:13

RIO 2016 - BASKETBOLL

Spanjë-SHBA, statistika para gjysmëfinales

International/Rio 2016

Spanjë-SHBA, statistika para gjysmëfinales

19/08/16 @ 15:03

KUQEZINJTË

Shqipëria nesër nis turneun përgatitor

Eurobasket/International

Shqipëria nesër nis turneun përgatitor

18/08/16 @ 23:49

FRANCA

Edhe Parker pensionohet

International/Rio 2016

Edhe Parker pensionohet

18/08/16 @ 15:38

MANU GINOBILI

Tangoja e fundit e legjendës

International/Rio 2016

Tangoja e fundit e legjendës

18/08/16 @ 12:45

FIBA EURO DIV. C U-16 - PRISHTINA

Kosova përfundon e katërta, Qiproja kampione

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja

Kosova përfundon e katërta, Qiproja kampione

28/07/23 @ 10:29

EURO DIV. B U-16 - PRISHTINA 2023

Qiproja U-16 tregohet e fortë, Kosova mbetet pa finale

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja/International

Qiproja U-16 tregohet e fortë, Kosova mbetet pa finale

27/07/23 @ 11:27

PA FITORE NË GRUP!

EURO Div. B: 5 ndeshje, 5 humbje për Kosovëvn U18

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja/International

EURO Div. B: 5 ndeshje, 5 humbje për Kosovëvn U18

27/07/23 @ 11:11

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

FIBA EURO DIV. C U-16 - PRISHTINA 2023

Kosova U-16 kërkon finalen sonte

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja

Kosova U-16 kërkon finalen sonte

26/07/23 @ 12:09

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

PARAKUALIFIKIMET PËR EUROBASKET 2025

Edhe Danimarka mposht Zvicrën, e pret Kosovën

Përfaqësuesja/Përfaqësueset e tjera/Eurobasket/International

Edhe Danimarka mposht Zvicrën, e pret Kosovën

22/07/23 @ 19:56

FIBA EURO DIV. B U18 - MATOSINHOS 2023

E nisin me humbje ndaj Estonisë

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja

E nisin me humbje ndaj Estonisë

22/07/23 @ 16:06

2 NË 2

Kosova U-16 mposht edhe Gjibraltarin

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja

Kosova U-16 mposht edhe Gjibraltarin

22/07/23 @ 16:02


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja