BASKET CHAMPIONS LEAGUE
Partizan, AEK e Z. Gora shtohen në garë
20 August, 2016 @9:46
Liga e Kampionëve të Basketbollit (shkurt, BCL) që do të nis këtë stinor për herë të parë, ka bërë të ditur se ka pranuar 3 skuadra të reja, Partizanin e Beogradit, AEK-un e Athinës dhe Zielona Goran polake.
Vetëm për të pranuar këto tre skuadra me emër, BCL ka zgjeruar numrin e skuadrave pjesëmarrëse në 40 përgjatë stinorit të rregullt.
”Çdo kërkesë është shqyrtuar veç e veç dhe në konsultim me Bordin e Drejtorëve, administrata e BCL ka vendosur që të pranojë këto tre ekipe të nivelit të lartë europian,” ka shkruar njoftimi i BCL sot.
Kujtojmë, ekipet kosovare nuk janë parë si opcion as për të marrë pjesë në kualifikime në këtë garë nga FIBA Europe. Maksimumi i garave europiane për ekipet kosovare është aktualisht FIBA Europe Cup, ku këtë stinor do të marrin pjesë Sigal Prishtina e Peja.
Fitues i stinorit të kaluar në FIBA Europe Cup ka qenë Fraport Skyliners gjerman.