BLACK MAMBA
24 gusht, dita e Kobe Bryantit në LA
23 August, 2016 @19:50
Ish super ylli i NBA-së dhe i Los Angeles Lakersit, Kobe Bryant, po vazhdon të nderohet nga qyteti i Los Angelesit.
Sipas një vendimi të marrë nga komuna, është vendosur që data 24/8 (24 gusht) të emërohet si “Dita e Kobe Bryantit”, për shkak se lojtari në fjalë e kishte veshur fanellën me numrat 24 dhe 8 gjatë karrierës që ishte në Lakers.
Bryant, 20 vjet ishte te Lakersi, derisa gjatë kësaj kohe është bërë 5 herë kampion, 18 herë është zgjedhur në All Star, një herë MVP në stinorin e rregullt dhe dy herë është bërë MVP i finales.