BALKAN LEAGUE
BIBL në pritje për Bashkimin
22 August, 2016 @20:28
Liga Ballkanike sivjet mund t’i numërojë katër skuadra kosovare.
Pas konfirmimit të pjesëmarrjes nga Sigal Prishtina, Peja dhe Trepça, organizatorët e ligës janë në pritje të përgjigjes edhe nga skuadra e Bashkimit, e cila ende nuk ka thënë përfundimisht “po” për pjesëmarrje edhe këtë edicion në këtë garë.
Liga Ballkanike e ka njoftuar FBK-në qysh javën e kaluar se në edicionin 2016/17 mund të marrin pjesë katër skuadra kosovare, ndërsa federata ka propozuar katërshen e madhe për pjesëmarrje.
Borozani.com ka mësuar se drejtuesit e Ligës Ballkanike ende janë në pritje të përgjigjes nga skuadra e Bashkimit, ndërsa kjo e fundit është e detyruar që të vendos deri në fund të kësaj jave nëse do të luajë apo jo edhe sivjet në BIBL, gjithsesi, duke i plotësuar kriteret financiare për pjesëmarrje.