PËRFAQËSUESJA
Orari i ndeshjeve të Kosovës në turneun e Qipros
Teksti: FBK
23 August, 2016 @15:18
Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit të përgatitjeve për kualifikime për Eurobasket 2017 në Qipro.
Përfaqësuesja tashmë ka mbërritur dhe është akomoduar në Nikosia, kurse ndeshjen e parë miqësore do ta zhvillojë në Larnaka.
Edhe pse ishte paraparë që kundërshtar i Kosovës në ndeshjen e parë miqësore të jetë kombëtarja e Katarit, kjo kombëtare është tërhequr nga disa prej ndeshjeve të kalendarit të vet veror për shkak të problemeve me lojtarët që ka synuar t’i natyralizojë.
Kosova ndeshjen e parë miqësore do ta zhvillojë me ekipin AEK Larnaca, ekipin që vitin e kaluar ishte kundërshtar i Sigal Prishtinës në FIBA Europe Cup, kurse këtë vit është pjesëmarrës në FIBA Champions League.
Ndeshja zhvillohet sot në ora 18:00 sipas kohës sonë.
Në ndeshjen e dytë Kosova do të luajë me ekipin kombëtar të Qipros. Kjo ndeshje zhvillohet nesër, po ashtu në ora 18:00 sipas kohës sonë.
Kosova i nisë kualifikimet për Eurobasket 2017 më 31 gusht në ndeshjen me Slloveninë që zhvillohet në Lubjanë.