EDO AZEMI
Kapiteni vazhdon
24 August, 2016 @15:24
Kampionja e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ka bërë të ditur se kapiteni legjendar i ekipit, Edmond Azemi, ka vazhduar kontratën me klubin.
Azemi, ka vazhduar edhe një stinor kontratën me Sigal Prishtinën dhe do të jetë lider i ekipit në epokën kur klubi po krijon politika të reja, duke u dhënë hapësirë lojtarëve të rinj.
Përvoja e Azemit për lojtarët e ri të skuadrës do të jetë shumë e rëndësishme në kampionatin e radhës për skuadrën, si dhe në garat ndërkombëtare, BIBL dhe FIBA Europe Cup - ku do të garojë Sigal Prishtina.