PAS VIZITËS
BIBL i kënaqur nga takimi me Trepçën
26 August, 2016 @9:10
Përmes një njoftimi të botuar në faqen zyrtare, Liga Ballkanike (BIBL), ka bërë të ditur se është ndarë e kënaqur nga vizita në Mitrovicë, si inspektim për KB Trepçën, që kërkon pjesëmarrjen në këtë ligë për herë të parë.
“E dimë se Trepça është njëra ndër skuadrat me traditë dhe sukses. Shpresojmë që do të bashkëpunojmë mirë dhe palestra e tyre të jetë e mbushur me shikues,” ka thënë ndër të tjera Shay Shtriks, drejtor i kësaj lige.
Shtriks është ndarë i kënaqur me atë që ka parë në “Minatori” ndërsa Trepça mund të thuhet që është pjesë e BIBL në stinorin 2016/17.
Trepça, për herë të parë këtë stinor do të merr pjesë në një garë ndërkombëtare. Ndërsa do të bëhet ekipi i katërt kosovar që merr pjesë në këtë garë, pas Sigal Prishtinës, Pejës dhe Bashkimit.
Këtë stinor, Sigal Prishtina, Peja dhe Trepça kanë konfirmuar pjesëmarrjen në BIBL, ndërsa Bashkimi jo.