TE NËNKAMPIONI
Peja sot me të reja
30 August, 2016 @8:34
Nënkampionja e Kosovës, KB Peja, dje njoftoi që ka arritur marrëveshje me trajnerin maqedon, Aleksandar Todorov dhe shpejt do të nis edhe të bëhet gati për stinorin e ri të basketbollit.
Ndër të tjera, në njoftimin e djeshëm të botuar në faqen zyrtare të ekipit, kbpeja.com, thuhet që “nga nesër (sot v.j.) do t’ju njoftojmë me lojtarë të këtij stinori me të cilët kemi qëllim që të fitojmë titullin, kupën dhe ligën ballkanike”.
Me këtë klubi verdhezi ka lënë të kuptohet se sot pritet të shpalosen disa nga lojtarët te të cilët Peja llogarit për stinorin 2016/17.
Verdhezinjtë këtë stinor do të debutojnë në FIBA Europe Cup, ndërsa e kanë vendosur si qëllim triumfin në ligën ballkanike dhe në kampionatin vendor.