KAPITENI I REPREZENTACIONIT
Shpresat e Edos për grupin kualifikues
29 August, 2016 @0:07
Simboli i klubit të Sigal Prishtinës, Edmond Azemi, sonte ka qenë mysafir në emisionin “2 me 1” dhe ka bërë të ditur që Kosova është gati për kualifikime drejt Eurobasket 2017.
Ai ka thënë se Sllovenia është njëra ndër skuadrat më të mira në Europë dhe ndaj tyre do të jetë ekstremisht vështirë për të arritur fitore por…
“Shpresat i kemi që të mposhtim Bullgarinë brenda, por pse edhe mos t’i befasojmë jashtë. Edhe pse ata janë ekip mjaft i papërshtatshëm. Për më tepër, edhe një fitore ndaj Ukrainës si vendas do të ishte tepër e rëndësishme për ne,” ka thënë ndër të tjera Azemi, transmeton Borozani.com.
“Sidoqoftë, për ne është me rëndësi të tregojmë se në Kosovë luhet basketbolli dhe në përgjithësi jemi të gjithë të motivuar për të treguar se si Kosovë njohim basketbollin,” ka shtuar ai.
Sllovenia llogaritet favorite absolute e Grupit E ku bën pjesë Kosova. Reprezentacioni slloven në ekip ka disa lojtarë që luajnë në NBA. Përveç tyre, ata kanë edhe ish-lojtarin e Sigal Prishtinës, Gëzim Morinën.
Kosova ndeshjen e parë e zhvillon ndaj Sllovenisë më 31 gusht, ndërsa të parën si vendas e luan më 3 shtator, ndaj Ukrainës.