ERMAL KUQO
Kuqo pensionohet nga basketbolli
30 August, 2016 @0:04
Njëri prej basketbollistëve më të mirë që ka lindur Shqipëria, Ermal Kuqo, ka vendosur t’i jep fund karrierës basketbollistike.
Qendra 208 centimetërshe e kishte filluar karrierën profesionale te skuadra e Tiranës në vitin 1993, për t’u transferuar më pas në Turqi te Fenerbahçe. Ai këtu ka luajtur për katër vite, kurse më pas u transferua në Kroaci te KK Split dhe në Slloveni, Zlatorog Lasko.
Kulmin e karrierës e arriti gjatë viteve 2003-2008 derisa luante te Efes Pilseni, ndërsa më pas ka veshur edhe fanellat e skuadrave si Pamesa Valencia, Galatasaray, Banvit, Darussafaka dhe së fundi Turk Telekom.
Kuqo në vitin 2004 ishte bashkuar përfaqësueses së Turqisë, me të cilën ka luajtur në Eurobasket dhe në Kampionatin Botëror, ndërsa në vitin 2010 pas kërkesës së veçantë te FIBA, kishte fituar të drejtën që ta përfaqësojë Shqipërinë për katër vite rresht.