SHPËRBLIME
FBK shpërblen klubet që marrin pjesë në gara ndërkombëtare
30 August, 2016 @9:50
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) pas mbledhjes së Bordit të saj të mbajtur dje, ka bërë të ditur se do të shpërblejë klubet kosovare që marrin pjesë në gara ndërkombëtare.
Kështu, Sigal Prishtina dhe Peja, do të përfitojnë nga 8 mijë euro për pjesëmarrje në FIBA Europe Cup.
DEPARTAMENTI I SPORTIT, S’KA MBAJTUR PREMTIMIN
Kjo shumë për dy ekipet e para në renditje të Kosovës mund të ngritet nëse Departamenti i Sportit pranë Ministrisë përkatëse mban premtimin e mjeteve të dedikuara për FBK-në.
E me këtë rast, Sigal Prishtina e Peja do të mund të përfitonin deri në 10 mijë euro.
Në anën tjetër, pa shpërblim nuk kanë mbetur as skuadra e tretë dhe e katërt në renditjen tabelare të Superligës, Bashkimi e Trepça, që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në BIBL.
Skuadra prizrenase dhe ajo mitrovicase do të shpërblehen me nga 3 mijë euro, ka bërë të ditur FBK-ja.