GORAN DRAGIC
Ylli NBA i Sllovenisë: Kosova e panjohur, kujdes
31 August, 2016 @6:20
Kapiteni i reprezentacionit të Sllovenisë, Goran Dragic, që luan në NBA për ekipin e Miami Heatit, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Kosovës, ka kërkuar kujdes nga bashkëlojtarët, pasi që Kosova është ekip i panjohur për ata.
“Pas një muaji stërvitje me ekipin, ne jemi gati për të arritur qëllimin. Nga sot, do të shohim sa jemi të gatshëm njëmend. Kemi ndeshjen ndaj Kosovës, që është e panjohur si ekip, duhet patur kujdes. Por kemi ekspertë në stafin e trajnerëve, që besoj se na kanë bërë më garues dhe ne si ekip do të shohim në ndeshje energjinë dhe shpirtin luftarak tonë,” ka thënë Dragic, transmeton Borozani.com.
Sllovenia - Kosova luhet sonte në 20:00 në Ljubljanë.