IGOR KOKOSKOV
Vetëm fitorja opcion për Slloveninë
31 August, 2016 @5:36
Para duelit të sotëm ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës në kualifikime për Eurobasket 2017, selektori slloven Igor Kokoskov, ka thënë se ekipi i tij është përgatitur shumë mirë dhe me pozitivitet e pret ndeshjen.
“Kemi pasur një tretman të shkëlqyer gjatë përgatitjeve, me ç‘rast i falenderoj Federatës shumë për kushtet e krijuara. Qëllimi ynë është kualifikimi dhe atë dëshirojmë ta përfundojmë pa lëndime te asnjëri nga lojtarët e ftuar. Jam i kënaqur me performancën e treguar gjatë ciklit përgatitor, tash me plotë pozitivitet presim Kosovën në ndeshjen e parë kualifikuese,” ka thënë ai.
Sllovenia në 9 miqësore përgatitore ka shënuar fitore në 8 prej tyre dhe llogaritet favorit i Grupit E, ku bën pjesë Kosova.