NGA SHQIPËRIA
Ekip i ri shqiptar në BIBL
30 August, 2016 @15:24
Liga Ballkanike përmes një komunikate të lëshuar pak më parë, ka bërë të ditur për anëtarin e ri të saj.
Ky është ekipi i Tiranës në basketboll. SK Tirana për herë të parë në histori të saj do të merr pjesë në ligën ballkanike të basketbollit, ndërsa do të jetë ekipi i dytë nga Shqipëria që ka marr pjesë në këtë ligë. Më parë, Vllaznia e Shkodrës ka qenë pjesë e BIBL.
“SK Tirana është njëra ndër ekipet më të suksesshme të Shqipërisë në basketboll. Ajo ka 12 tituj dhe 12 kupa të fituara të Shqipërisë. Herën e fundit, ata fituan titullin në vitin 2015, ndërsa stinorin e kaluar u ndalën në gjysmëfinale,” ka bërë të ditur BIBL pak më parë.
“Asllan Rusi” do të jetë palestra ku Tirana i zhvillon ndeshjet dhe ka kapacitet prej 3 mijë ulëseve.
Deri më tani, edhe 4 ekipe nga Kosova kanë konfirmuar pjesëmarrjen në stinorin 2016/17 të BIBL.