ZYRTARE
Alban Veseli vazhdon me Pejën
30 August, 2016 @13:17
Nga faqja zyrtare e KB Pejës është konfirmuar që basketbollisti Alban Veseli ka vazhduar edhe për një vit kontratën me klubin nënkampion të Kosovës.
Ky do të jetë sezoni i katërt i Veselit me Pejën, ndërsa kryesia pejane u shpreh e lumtur me vazhdimin e kontratës, duke shkruar që Albani ishte një nga lojtarët kryesorë të skuadrës në sezonin që lamë pas.