PLAYMAKER
Peja vazhdon edhe me Mekajn
31 August, 2016 @8:35
Klubi verdhezi, nënkampion i Kosovës, KB Peja, mbrëmë vonë ka bërë të ditur se ka vazhduar kontratën edhe për një stinor me basketbollistin e reprezentacionit të Kosovës, Leonard Mekaj.
Mekaj, ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës, para se të kalonte te Peja, ku ka qenë edhe pjesë e pesëshes së parë të ekipit në disa raste.
Mesatarisht, Mekaj ka pasur 24 minuta për ndeshje te Peja stinorin e kaluar, ndërsa mesatarisht ka shënuar 3.7 pikë, 1.5 kërcime dhe 2.5 asistime për ndeshje.
Mekaj 21 vjeç do t’i bashkohet ekipit në stërvitje pasi që të kryejë të gjitha obligimet me përfaqësuesen e Kosovës, që po zhvillon kualifikimet për Eurobasket 2017.