DRILON HAJRIZI

Angazhim maksimal, Sllovenia favorite
31 August, 2016 @9:17
Basketbollisti mitrovicas, Drilon Hajrizi, do të jetë njëra ndër armët e Kosovës në përballjen e vështirë debutuese ndaj Sllovenisë në kuadër të kualifikimeve për Eurobasket 2017.
Sidoqoftë, përkundër se Sllovenia është favorite në këtë ndeshje, Hajrizi shpreson që ekipi të tregojë angazhim maksimal.
ORARI I NDESHJES DHE TABELAT DREJT EUROBASKET 2017
“Do të jetë shumë vështirë, por premtojmë angazhim maksimal në secilën ndeshje. Kemi punuar mirë, por Sllovenia ka përvojën dhe cilësinë më të madhe se ne. Ajo është favorite,” ka thënë Hajrizi, shkruan Koha Ditore sot.
Sllovenia - Kosova luhet sonte në Stozice të Ljubljanës dhe nis në ora 20:00.