SPORT ES
Doellman ylli i Kosovës, shkruan Sporti spanjoll
Përkthimi: Borozani.com / Lajmi: Sport.es
31 August, 2016 @12:28
Derisa klubi i tij, Barcelona, është në përgatitje për stinorin e ri, Justin Doellman, është duke pritur debutimin e Kosovës në kualifikime për Eurobasket 2017 në ndeshje ndaj Sllovenisë.
Captain America, siç njihet Doellman, është ylli më i madh i vendit të vogël ballkanik. Ukraina dhe Bullgaria janë rivalët tjetër të grupit, ndërsa Doellman do të ketë rastin të ndeshet me bashkëlojtarin nga Barcelona, Aleksandr Vezenkov, në ndeshjen tjetër.
Doellman është njëri nga tre basketbollistët që ka natyralizuar Kosova. Aty bën pjesë edhe Scott Bamforth (Bilbao Basket).
Doellman dhe Bamforth kanë pasaportë kosovare, por që nuk vlen në Spanjë dhe nuk do ta ndërrojë statusin e tyre si lojtarë jo BE, pasi që pavarësia e Kosovës është njohur nga mbi 100 shtete, por jo nga Rusia, Kina dhe 5 shtetet e BE-së, ku bën pjesë edhe vetë Spanja.