EUROBASKET
Shqipëria e nis me humbje
31 August, 2016 @18:45
Në ndeshjen e parë kualifikuese drejt Eurobasketit 2017, Shqipëria është mposhtur nga përfaqësuesja e Gjeorgjisë.
Vendasit ishin më të mirë që nga fillimi i takimit, ndërsa rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 86-47.
Më i dalluari tek Gjeorgjia ishte Sanikidze me 20 pikë e 7 kërcime, kurse te Shqipëria u dalluan Endrit Hyseangolli me 15 pikë e 4 kërcime dhe Gerti Shima me 7 pikë e 7 kërcime.
Ndeshjen e dytë, Shqipëria e luan në shtëpi ndaj Malit të Zi më 3 shtator.
Statistikat e lojtarëve të Shqipërisë: