2 MAQEDONE, 1 MALAZEZ
3 ekipe konfirmojnë pjesëmarrjen në BIBL
31 August, 2016 @14:14
Dy skuadra të IRJ-Maqedonisë dhe një e Malit të Zi, kanë konfirmuar sot pjesëmarrjen e tyre në stinorin e ri të BIBL 2016/17.
Faqja zyrtare e ligës ballkanike ka bërë të ditur se Kozuv i Gjevgjelisë, Kumanova dhe Sutjeska e Niksicit kanë dërguar dokumentet e nevojshme për pjesëmarrje në stinorin e ri.
Për Kozuvin ky është stinori i pestë që merr pjesë në BIBL. Sutjeska kthehet pas një stinori pauzë, njejtë si Kumanova.
Kosova këtë stinor do të ketë 4 ekipe pjesëmarrëse në BIBL: Sigal Prishtina, Peja, Bashkimi dhe Trepça.