PRISHTINA
Kryeqytetasit kryejnë edhe një transferim
31 August, 2016 @17:20
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Prishtinës ka njoftuar opinionin me transferimin më të ri.
Bëhet fjalë për 23-vjeçarin M.J Rhett, i cili është i gjatë 206 centimetra dhe luan në pozitën e qendrës.
Sezonin e kaluar Rhett ishte pjesë e BC Leones De Santo në Republikën Dominikane, ndërsa luajti me një mesatare prej 13.3 pikëve dhe 7.8 kërcime për ndeshje.