NË LJUBLJANË
Kosova debuton me humbje të thellë nga Sllovenia
31 August, 2016 @21:33
Përfaqësuesja e Kosovës ka debutuar në kualifikime të Eurobasketit me humbje të thellë nga Sllovenia sonte.
Forca e Sllovenisë, që është njëra ndër 15 reprezentacionet më të forta në botë sipas FIBAs, është parë menjëherë në lojë, sa për kah ana e shpejtësisë, ashtu edhe për kah ana e precizitetit të lojtarëve të klasit të lartë.
Kosova është munduar sipas rasteve të paraqitura për të bërë diçka më shumë në lojë, ndërsa Fisnik Rugova ka qenë më i vleshmi në lojë te Kosova sipas statistikave, para Drilon Hajrizit e Dardan Berishës.
TABELA AKTUALE DHE ORARI I NDESHJEVE
Fisi përfundoi ndeshjen me 14 pikë, 7 kërcime e 1 asistim. Driloni me 7 pikë, 5 kërcime, 2 asistime, 2 bllokada dhe 2 topa të vjedhur, derisa Dardani ishte më efikasi me 21 pikë dhe 3 asistime.
Te Sllovenia thjesht kanë shkëlqyer ylli NBA, Goran Dragic me 22 pikë e 8 asistime, pastaj Alen Omic me 18 pikë e 5 kërcime, ndërsa Zoran Dragic ka përfunduar ndeshjen me 17 pikë e 5 kërcime.