IGOR KOKOSKOV
Rivali shënoi shumë
1 September, 2016 @9:51
Përzgjedhësi i reprezentacionit të Sllovenisë, Igor Kokoskov, ka qenë kritik ndaj lojës së ekipit përkundër fitores së thellë të Sllovenisë ndaj Kosovës.
Ai ka cekur veçanërisht punën e pikëve të pranuara, ku Kosova shënoi mbi 60 pikë në koshin slloven.
“Në sport nuk ka ndeshje të mëdha dhe të vogla. Këtë duhet kuptuar njëherë e përgjithmonë. Të gjithë rivalët duhet trajtuar njejtë. Me rëndësi është që fituam ndeshjen, ndërsa eturinë për fitore e treguam në fillim të duelit. Në mbrojtje na ka munguar përgjegjësia në pjesë të dytë. Rivali ka shënuar shumë pikë në koshin tonë. Duhet të jemi të kujdesshëm, pa marrë parasysh kë e kemi përballë,” ka thënë Kokoskov, shkruan faqja zyrtare e Federatës së Sllovenisë, përcjell Borozani.com.
Sllovenia është favorite e Grupit E kualifikues për Eurobasket 2017. Ndërsa sllovenët konsiderohen ndër 10 ekipet më të mira europiane të basketbollit.
Kokoskov 44 vjeç është i lindur në ish-Jugosllavi por i rritur si trajner në SHBA. Ai ka qenë ndihmës trajner në skuadrat e NBA-së si LA Clippers, Detroit Pistons, Phoenix Suns, Cleveland Cavaliers, ndërsa ka drejtuar Gjeorgjinë në vitet 2008-2015.