Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INTERI FINALIST

Inter në finale të Champions, pas ndeshjes për anale historike

Inter në finale të Champions, pas ndeshjes për anale historike


6 May, 2025 @23:46

Në ndeshjen që shkroi analet e historisë së futbollit, Inter ka arritur që pas 120 minutash lojë në ndeshjen e kthimit me fitore 4-3 ndaj Barcelonës të shkojë në finale të Ligës së Kampionëve.

Duel, që nuk është parë në histori, pasi që të dyja gjysmëfinalet u kryen 3-3 me rezultat të përgjithshëm 6-6 dhe goli në kohën shtesë i nerazzurrëve siguroi kualifikimin tutje për interistët, sonte: Inter - Barcelona 4-3 [Lautaro 21’, Hakan 45’pen., Acerbi 90’+3, Frattesi 99’—Eric Garcia 54’, Olmo 60’, Raphinha 87’].

Numër rekord i golave në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me ndeshje kthimi është regjistruar sot, që bota e futbollit nuk e ka parë ende. Rezultati i përgjithshëm, 7-6 në të mirë të Interit.

E Yan Sommer, portieri i nerazzurrëve - ka qenë maestral në natën e madhe dhe të paharrueshem të “Giuseppe Meazzës” që do të regjistrohet në histori si ndeshja më e mirë ndonjëherë e Champions.

Goli i Davide Frattesi-t në shtesë e çon Interin në finalen e Ligës së Kampionëve duke eliminuar Barcelonën pas një prej përballjeve më epike në historinë e Evropës.

Barcelona mendoi se kishte realizuar një përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Interit, falë një goli të Raphinha-s në minutën e 87-të. Por në mënyrë të pabesueshme, qendërmbrojtësi 37-vjeçar i Interit, Francesco Acerbi, barazoi rezultatin në minutën e tretë të kohës shtesë dhe çoi ndeshjen në shtesë.

Interi kishte kaluar fillimisht në avantazh me anë të Lautaro Martinez në minutën e 21-të, ndërsa Hakan Calhanoglu dyfishoi rezultatin me penallti në minutën e 45-të, pas një faulli të Pau Cubarsit. Por Barcelona reagoi me një hero të papritur — mbrojtësin e majtë Gerard Martin — i cili asistoi për Eric Garcia-n që ngushtoi rezultatin në minutën e 54-t dhe më pas dha një tjetër kros perfekt për golin me kokë të Dani Olmos, gjashtë minuta më vonë.

Por Interi ia doli të ndalte ëndrrën e Barcelonës për tripletë — dhe do të udhëtojë drejt Mynihut për finalen e dytë të Ligës së Kampionëve në tre vitet e fundit. Me gjithsej 13 gola në të dyja ndeshjet, kjo përballje u bë njëra nga më të pasurat me gola në historinë e kompeticionit.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League