KBF BASHKIMI
Irma Konjusha vazhdon kontratën
27 August, 2021 @21:37
Basketbollistja e përfaqësueses së Kosovës, Irma Konjusha, ka vazhduar kontratën me KBF Bashkimin.
Lajmin e bëri të ditur para pak çastesh skuadra e Bashkimit.
Irma kishte ardhur në mars të këtij viti te Bashkimi.
Përveç Irmës, Bashkimi ka shtuar në skuadër lojtarët si Era Shatri e Besjana Martinaj, kurse nga të huajt: Chervelle Cox, Janae Barnes dhe Takyra Gilbert.