Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FT: IRONI NAHARIYA - PRISHTINA

Ironi Nahariya fiton grupin, pasi që mposhtë Prishtinën

Foto: KBPrishtina/fb

Ironi Nahariya fiton grupin, pasi që mposhtë Prishtinën


15 February, 2022 @20:59

Ekipi izraelit, Ironi Nahariya, ka shënuar fitore në ndeshjen vendimtare të Grupit B të BIBL ndaj Prishtinës, për të fituar këtë grup dhe për të përfunduar si lider i saj për dhjetë xhirosh.

Basketbollistët vendas kanë arritur të hynë më fuqishëm në çerek të katërt të ndeshjes për të bërë dallimin dhe kështu me rezultat 83-74 [29-26, 16-22, 20-16, 18-10] kanë fituar atë.


Performancat e lojtarëve

Me 19 pikë, më efikasi te Ironi Nahariya ka qenë Dustin Thomas, që ka shtuar edhe 9 kërcime në proces, ndërsa pos tij janë dalluar edhe Stephon Branch me 15 pikë e Alex Chubrevich me 14 pikë e 7 kërcime.

Te bardhekaltërit Dachon Burke ka qenë më i dalluari, duke shënuar 21 pikë, 4 kërcime e 4 topa të rrëmbyer. Lejson Zeqiri luajti me 14 pikë e 3 kërcime në ndeshje, kurse 10 pikë tjera për ekipin e drejtuar nga Ante Nazor i dha Kenneth Brown, që shtoi edhe 6 asistime në llogari të tij.



IroniNahariya fiton grupin

Me këtë fitore, izraelitët mbyllën Grupin B si lider me bilans 8-2, ndërsa Prishtina përfundoi e dyta me bilans 6-4.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League