Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVARI I NATYRALIZUAR

Ish lojtari i Prishtinës e Pejës, nënshkruan me Gostivarin

Ish lojtari i Prishtinës e Pejës, nënshkruan me Gostivarin


16 June, 2020 @22:17

Basketbollisti që mbronte ngjyrat e reprezentacionit të Kosovës dy vite më parë, Malcolm Armstead dhe ka luajtur për Prishtinën e Pejën në Superligë të Kosovës, Malcolm Armstead, është lojtar i ri i KK Gostivarit nga Gostivari i Maqedonisë Veriore.

Vetë ekipi i Gostivarit ka zyrtarizuar basketbollistin amerikan që ka edhe nënshtetësi të Kosovës, duke e quajtur si përforcim të madh për stinorin në vijim.

Malcolm Armstead

Në fakt Armstead ka vazhduar kontratën me Gostivarin edhe për stinorin tjetër, pasi që pas Pejës ai luajti vetëm dy ndeshje me ekipin maqedonas në stinorin që u ndërpre nga pandemia.

Gostivari në stinorin 2019/20 ishte i treti në klasifikim të elitës maqedonase të basketbollit, pasi që kishte bilans 12-5 sikurse Rabotnicki i dyti dhe dy fitore më pak se lideri MZT Skopje.


 
Të gjitha lajmet nga