Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇ

Isiah Umipig arrin te KB Peja

Isiah Umipig arrin te KB Peja


11 August, 2022 @13:28

Basketbollisti amerikan, Isiah Umipig, është lojtar i ri i KB Peja, ka bërë të ditur njoftimi i verdhezinjëve lëshuar pak minuta pasi që Dardan Berisha shpalli ndarjen me klubin.

Shqiponjat kanë bërë të ditur se basketbollisti në fjalë luan në pozitën e play-it, ndërsa ka përvojë nga disa kampionate si ajo e Ukrainës, Turqisë, Lituanisë, etj.

Së fundi, ai ka qenë pjesë e ekipit zviceran, BBC Nyon. Ndërsa aty ka luajtur me mesatare prej 21.6 pikëve, 3.1 kërcimeve dhe 3 asistimeve për ndeshje.

Tridhjetë-vjeçari veçse ka arritur në Karagaç dhe i është bashkuar ekipit, ka bërë të ditur KB Peja ndër të tjera.

 


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike