Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEW BASKET - ISTOGU

Istogu finalisti i parë në Ligën e Parë

FOTO / Istogu

Istogu finalisti i parë në Ligën e Parë


21 March, 2023 @21:38

Skuadra e Istogut, duke e mposhtur New Basketin edhe në ndeshjen e dytë të Play Offit, u kualifikua në finale të Ligës së Parë.

Skuadra prizrenase e nisi mirë ndeshjen duke e përfunduar 10 minutëshin e parë me rezultat 42-28, por këndellja e Istogut nuk u vonua dhe në 3 çerektët e mbetura e kontrolloi ndeshje për ta mposhtur kundërshtarin me rezultat 97-102 në fund.

Mirlind Zekaj shkëlqeu me 30 pikë e 8 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Labinot Kelmendi me 24 pikë, Arian Azemi me 16 pikë dhe Orges Shatri me 14 pikë.

Te New Basketi u veçuan Visar Ejupi me 39 pikë, Idoll Palushi me 17 pikë dhe Hajriz Hazeri me 15 pikë.

Istogu me 2-0 e kaloi New Basketin, derisa në finale do të takohet me fituesin nga dueli Bora - Vushtrria.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë