Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIDER

Istogu fiton dhe merr kreun

Istogu fiton dhe merr kreun


3 March, 2023 @22:20

Me një fitore të thellë ndaj MH Prishtinës, Istogu ka arritur të merr kreun e Ligës së Parë, pasi që ka barazuar bilancin me liderin e deritashëm Vushtrrinë.

Ndeshja përfundoi MH Prishtina 86-113 Istogu, ndërsa këta të fundit dallimin kryesor e bënë në cerekët dy dhe tre të ndeshjes, kur i morrën ato me 19-30 dhe 17-32 përkatëisht.

TABELA AKTUALE

Pas kësaj, Istogu shkoi lehtë te fitorja që e bëri lider. Koshashënuesi më i dalluar në fitore të Troftave ka qenë Arian Azemi që ka dhënë 37 pikë, 5 asistime e 10 kërcime në fitore, ndërsa Labinot Kelmendi ka dhënë 31 pikë, 1 asistim dhe 6 kërcime në fitore.

Te MH Prishtina që i duhet fitorja patjetër në xhirot e fundit për të mbijetuar pa PlayOut koshashënuesi më i mirë ka qenë Eris Zeneli me 28 pikë të shënuara, ndërsa ka bërë edhe 10 kërcime.

Istogu, pasi merr kreun me 22-6 ka dy ndeshje të lehta në letër për xhirot e fundit. Ndërsa MH Prishtina me 9-19 ka dy duele jo të lehta në luftë për mbijetesë pa PlayOut


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë