ISTOGU - MH PRISHTINA

Istogu fiton, gëzohet edhe New Basketi
25 March, 2021 @21:26
Skuadra e Istogut e mposhti Marigona Hill Prishtinën me rezultat 84-71.
Marigona Hill Prishtina vetëm në çerekun e parë e kishte epërinë, më pas Istogu e kontrolloi ndeshjen deri në fund për ta regjistruar fitoren e radhës.
Mirlind Zekaj me 21 pikë ishte koshashënuesi më i mirë te Istogu, kurse u ndihmua edhe nga Diamant Shabani e Ardit Pepaj me nga 16 pikë.
Te Marigona Hill Prishtina Diart Gashi luajti me 18 pikë dhe Drilon Shala me 15 pikë, 14 kërcime e 5 asistime, por nuk majftoi për fitore.
Fitores së Istogut iu gëzua edhe New Basketi, ngase ishte ndjekësi më i afërt i MH Prishtinës, dhe tani është shumë afër për ta siguruar Play Offin.
Istogu me 14 fitore e 2 humbje gjendet në pozitën e dytë, derisa MH Prishtina me një ndeshje më shumë gjendet në pozitën e katërt me 9 fitore e 7 humbje.