PRISHTINA - DRITA

Fitorja e 15 rresht, Drita harron humbjen
24 March, 2021 @22:17
Skuadra gjilanase, Drita, nuk pësoi as në ndeshjen e 15 rresht në Ligën e Parë.
Viktima e radhës ishte Prishtina e Re, që e mposhtën me rezultat 76-86.
Xzavier Barmore dhe Arian Memeti, dy lojtarët në formë në ndeshjet e fundit, përsëri dolën në skenë.
Barmore luajti me 35 pikë, 3 kërcime e 3 topa të rrëmbyer, kurse Memeti me 23 pikë, 11 kërcime, 5 asistime e 4 topa të rrëmbyer.
Te Prishtina e Re u dalluan Agim Haliti me 20 pikë e 11 kërcime dhe Luftim Cikaqi me 18 pikë e 9 kërcime.
Drita me 15 fitore e 1 humbje është në krye të tabelës, kurse Prishtina e Re me 3 fitore e 13 humbje gjendet në pozitën e shtatë.