EKSKLUZIVE

Sehit konfirmon largimin e yllit nga Trepça
23 March, 2021 @9:57
Njëri ndër lojtarët më të mirë të Trepçës në pjesën e dytë të sezonit, Ivan Koljevic, është larguar nga skuadra mitrovicase.
Topsporti në një bisedë ekskluzive me trajnerin e Trepçës, Serhat Sehit, ka mësuar se lojtari në fjalë nuk do të jetë pjesë e skuadrës.
Sehit nuk dëshiroi të jep më shumë detaje në lidhur me këtë, por për TopSportin ka thënë se është e vërtetë largimi i tij nga skuadra.
Koljevic sa ishte pjesë e Trepçës, arriti një mesatare prej 21.3 pikëve, 9.9 asistimeve dhe 5.3 kërcimeve për ndeshje.
Trepça aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë me 10 fitore e 15 humbje.